KODI I SHTEGUT.
Mali është i të gjithëve. Këto janë rregullat me të cilat ngasim ne, dhe me të cilat i ruajmë shtigjet të hapura për të gjithë.
01Tetë rregullat
- 01
Qëndro në shteg
Ngas vetëm në shtigje dhe rrugë ekzistuese. Mos hap rrugë të reja nëpër livadhe e pyje.
- 02
Kalo përmes, jo anash
Kur ka baltë ose pengesë, kalo mbi të ose kthehu. Rruga anash e zgjeron shtegun dhe e dëmton tokën.
- 03
Respekto fshatrat dhe bagëtinë
Ngadalëso afër shtëpive dhe kopeve. Mbylle portën nëse e ke hapur. Përshëndete barinjtë: jemi mysafirë.
- 04
Zjarri vetëm në vend të caktuar
Ndez zjarr vetëm në vendet e zjarrit, kurrë në kohë të thatë ose me erë. Shuaje me ujë derisa të ftohet krejt.
- 05
Merre mbeturinën me vete
Çka sjell në mal, e kthen në shtëpi. Lëre vendin ma të pastër se si e gjete.
- 06
Ruaje trashëgiminë
Mos u ngjit në mure kalash, mos lëviz gurë dhe mos merr asgjë nga vendet historike.
- 07
Ujërat me kujdes
Kalo përrenjtë vetëm aty ku shtegu i kalon. Mos laj veturën ose enët në burime e përrenj.
- 08
Kurrë vetëm
Në shtigje të vështira shko me minimum dy vetura. Thuaji dikujt ku po shkon dhe kur kthehesh.
02Në parqet kombëtare
Bjeshkët e Nemuna dhe Sharri janë parqe kombëtare. Aty vlejnë rregulla shtesë për qarkullimin, kampingun dhe zjarrin. Ndiq shenjat dhe udhëzimet e rojeve të parkut.
Thirr 112 dhe kërko SAR për shpëtim malor. Ruaje numrin para se me hy në shteg: në mal shpesh s’ka sinjal.
NGAS ME RESPEKT.
Shtigje, kushte dhe harta offline për krejt Kosovën.