APP LAUNCH · 2026-10-07
OPS 08 / PYETJE

PYETJE TË SHPESHTA.

Përgjigje të shkurtra për aplikacionin, shtigjet dhe kontaktin. S’e gjen pyetjen tënde? Na shkruaj.

01Aplikacioni

A është aplikacioni falas?

Po. Aplikacioni shkarkohet falas në Google Play.

Kur del aplikacioni?

Nisja është më 7 Tetor 2026 në Google Play.

A ka version për iPhone?

Versioni për iPhone (App Store) vjen së shpejti. Për momentin aplikacioni është për Android.

A punon pa internet?

Po. Shkarkoji hartat offline para se me u nis dhe navigimi punon edhe në mal pa sinjal.

Çka është Radio FOL?

Një radio dore brenda aplikacionit për konvojin tënd: mbaje për me fol, lëshoje për me ndëgju. Punon prej telefoni në telefon, pa sinjal.

Kush e sheh vendndodhjen time në Konvoj?

Vetëm anëtarët e grupit tënd. Askush jashtë grupit s’të sheh. Më shumë te Politika e privatësisë.

02Shtigjet

Çka do të thotë vështirësia prej 1 deri në 5?

Çdo nivel e ka terrenin, veturën dhe përvojën që të duhet. Shpjegimi i plotë: nivelet e vështirësisë.

Si raportohen kushtet ose një shteg i ri?

Në aplikacion mundesh me raportu kushtet e shtegut dhe me dërgu shtigje e kampe të reja. Ekipi i kontrollon para se me i publiku.

A mundem me i shkarku shtigjet si GPX?

Po, çdo faqe shtegu në website ka butonin për shkarkim GPX.

A mund të vij në Kosovë me veturën time?

Po. Para kufirit lexo kufijtë, sigurimin dhe rregullin e Serbisë.

03Llogaria

Si e fshij llogarinë?

Ndiq hapat te faqja Fshi llogarinë.

04Kontakti

Për pyetje, bashkëpunime ose raporte për shtigje, na shkruaj. Përgjigjemi sa ma shpejt.

EMAILinfo@overlandkosova.com→INSTAGRAM@overlandkosova→FACEBOOKOverland Kosova→
APLIKACIONI OVERLAND KOSOVA

GATI PËR MAL?

Shkarko aplikacionin. Shtigjet të presin.

SHKARKO FALASGOOGLE PLAYTEST MODE
SHKARKO FALASAPP STORESE SHPEJTI