APP LAUNCH · 2026-10-07
DOK / KUSHTET

Kushtet e Përdorimit

Përditësuar më: 13 tetor 2026

Këto kushte vlejnë për aplikacionin Overland Kosova dhe për faqen overlandkosova.com. Duke e përdorë aplikacionin ose faqen, i pranon këto kushte.

Si i trajtojmë të dhënat e tua: Politika e Privatësisë

1. Llogaria

Duhet të jesh së paku 13 vjeç për me krijue llogari. Je përgjegjës për sigurinë e fjalëkalimit tënd dhe për çdo veprim që bëhet me llogarinë tënde. Llogarinë mund ta fshish kur të duash, nga Profili në aplikacion.

2. Përdorimi i ndaluar

Ndalohet përdorimi i Overland Kosova, përfshirë Konvojin, për çdo veprimtari të paligjshme. Ju jeni përgjegjës për përmbajtjen që dërgoni dhe për mënyrën si e përdorni aplikacionin. Ne mund të pezullojmë ose fshijmë llogaritë që shkelin këto kushte. Ne u përgjigjemi vetëm kërkesave të vlefshme ligjore nga autoritetet, dhe vetëm për të dhënat që i kemi (si të dhënat e llogarisë). Mesazhet e Konvojit nuk i kemi.

3. Konvoji

Konvoji lidh telefonat drejtpërdrejt, pa internet. Mesazhet, statuset dhe incizimet zanore nuk kalojnë nëpër serverët tanë dhe ne nuk kemi qasje në to. Konvoji nuk zëvendëson radion, telefonin ose shërbimet e emergjencës. Në rast rreziku, thirr 112.

4. Siguria

Mos e përdorni telefonin gjatë vozitjes. Kushtet e shtigjeve ndryshojnë: informacioni në aplikacion është vetëm orientues, dhe ju vozitni me përgjegjësinë tuaj.

Shtigjet dërgohen nga përdoruesit. Miratimi ynë konfirmon vetëm që shtegu ekziston, jo që është i sigurt në çdo kohë. Respektoni ligjet e trafikut dhe pronën private. Nëse vëreni rrezik në një shteg, na njoftoni dhe ne do ta shqyrtojmë menjëherë.

5. Përmbajtja që dërgon

Shtigjet, kampet, fotot dhe raportet që dërgon mbeten të tuat. Duke i dërgue, na jep leje me i shfaqë në aplikacion dhe në faqe. Dërgo vetëm përmbajtje që e ke bërë vetë ose që ke të drejtë me e ndajtë. Mund ta heqim çdo përmbajtje që shkel këto kushte ose që asht e rrezikshme.

6. Pa garanci

Aplikacioni dhe faqja ofrohen ashtu siç janë. Hartat, shtigjet dhe të dhënat mund të kenë gabime ose mund të mos jenë të përditësueme. Për aq sa e lejon ligji, nuk mbajmë përgjegjësi për dëme, lëndime ose humbje që vijnë nga përdorimi i aplikacionit ose i informacionit në të.

7. Ndryshimet

Mund t'i ndryshojmë këto kushte. Për ndryshime të rëndësishme do të të njoftojmë në aplikacion ose me email. Nëse vazhdon me e përdorë aplikacionin pas ndryshimeve, i pranon kushtet e reja.

8. Na kontakto

Pyetje për këto kushte ose raporto një rrezik në shteg:

Overland Kosova

Email: support@overlandkosova.com