HISTORI E VËRTETË0:28
Vet, pa sinjal, n'mal
Korrik, vet n'mal. Shtegu n'hartë s'ishte ma shteg dhe uji e kishte kthy n'prrockë. Tri orë n'baltë dhe pajisjet që na nxorrën.
Teksti i videos
- Rrugëve t'malit. Vet, pa sinjal.
- Edhe pse n'hartë ish, n'realitet shtegu u hargju.
- Uji e kish kthy n'prrockë.
- Mas 3 orëve n'zheg me "shoqe".
- Lëshoja ajrin gomav. Gërmo + recovery track.
- Bllokadën mrapa. Winch përpara.
- Pa pajisje, ish dasht me u kthy n'kam.
- Mos dil n'mal pa sakic.
ÇKA T'DUHET · EP. 10:27
4 gjana që m'nxorrën
Je vet n'shteg? Presioni i gomave, recovery tracks, bllokada mrapa dhe winch-i me tree strap. Edhe rregulli ma i rëndësishëm i sigurisë.
Teksti i videos
- Je vet n'shteg? 4 gjana që m'nxorrën.
- 1. Lëshoja ajrin gomav. N'15 PSI.
- Kompresori: mbushi gomat para asfaltit.
- 2. Gërmo para gomës. Vendos recovery track.
- 3. Bllokadën mrapa. Të dy gomat tërheqin njisoj.
- 4. Winch përpara. Gjithmonë me tree strap.
- Kurr mos rri afër kabllos.
ÇKA T'DUHET · EP. 20:33
33 PSI apo 15 PSI n'shteg?
Pse lëshohet ajri i gomave n'offroad: gjurma ma e gjatë, ma shumë grip. Krahasimi i gjurmës dhe pse beadlock-u ka rëndësi në presion të ulët.
Teksti i videos
- 33 PSI apo 15 PSI n'shteg?
- 33 PSI: goma e fortë. Pak kontakt. Rrëshqet.
- 15 PSI: goma shtrihet. Gjurmë ma e gjatë. Ma shumë grip.
- Ma pak ajër = gjurmë ma e madhe. Ma shumë grip n'shteg.
- 8 PSI: vetëm me beadlock.
- Bonus: beadlock. Goma s'del prej felge.
- Para asfaltit: mbushi prap gomat.
ÇKA T'DUHET · EP. 30:58
AWD, 4H, 4L, bllokadë: çka o dallimi?
Diferenciali i hapun kundrejt bllokadës, 4H kundrejt 4L, dhe pse n'teposhtë motorri e mban makinën ma mirë se frenat.
Teksti i videos
- 4x4 s'do me thanë që 4 gomat tërheqin.
- Diferenciali i hapun: fuqia shkon te goma që rrëshqet.
- Edhe n'4H, me diferenciale t'hapun, mundesh me ngec.
- Bllokada sinkronizon dy rrotat të sillen bashk.
- 4H: duhet hov. Gomat rrëshqasin, makina mbet.
- 4L: ma shumë torque (Nm). Ngadal, nën kontroll.
- Në 4H vetëm me frena? Frenat nxehen.
- 4L + marshi i parë: motorri ngadalon makinën. Frenat vetëm për kontroll.
- Baltë, gurë = 4L · Ngece = bllokada · Teposhtë = 4L + marshi 1 · Zhavorr, borë = 4H
- 4L + bllokada mrapa + winch.
ÇKA T'DUHET · EP. 40:48
Winchi dhe makara: pse 4300 kg s'mjaftojnë?
Sa forcë duhet me nxjerr makinën prej balte, pse winchi tërheq ma dobët sa ma shumë sajlë ka n'daulle, dhe si makara (çekrrk) e dyfishon forcën.
Teksti i videos
- Winchi 4300 kg. Makina 2300 kg. Pse s'e nxjerr?
- Makina: 2300 kg. N'baltë deri te akset: ~2900 kg. + Përpjetë 15°: ~3500 kg.
- 4300 kg i ka vetëm kur sajla o krejt jashtë.
- Sa ma shumë sajlë n'winch, aq ma dobët tërheq.
- Druni afër = sajla krejt e mbështjellë. 3000 kg. S'mjafton.
- Makara (çekrrk): sajla shkon te druni e kthehet te makina.
- Dy sajla = forcë dyfish. ~6800 kg. Ma ngadal, po e nxjerr.
- Kujdes: druni mban dyfish. Rryp për dru, jo sajla rreth drunit. Qëndro anash, jo n'vijë me sajlën.
- Makara kushton pak. Të nxjerr kur winchi s'mjafton.
ÇKA T'DUHET · EP. 51:16
Sa gradë mundesh me ecë tërthorazi pa u rrokullis?
Qendra e gravitetit, sa gradë mban xhipi stok, çka i bon lifti dhe pesha n'çati, dhe pse kthesa teposhtë e ul animin.
Teksti i videos
- Sa gradë mundesh me ecë tërthorazi pa u rrokullis?
- Çdo makinë ka nji pikë qendre të gravitetit.
- Kur pika e qendrës qëndron mes rrotave, makina është stabile.
- Kur makina anon, pika e qendrës anon.
- Kur del jashtë rrotës, hup barazpeshimi. Xhipi stok: ~47°.
- Lift 5 cm: xhipi ngrihet, pika e qendrës ngrihet bashkë me të.
- Sa ma nalt pika e qendrës, aq ma herët rrokulliset: ~45°.
- +150 kg n'çati: pika ngrihet edhe ma. Çdo 50 kg: rrokulliset ~1° ma herët.
- Lift + 150 kg n'çati: rrokulliset te ~42°.
- Nji gur ose nji gropë nën gomë të shton ~10° anim n'nji sekond.
- Nëse e ndjen që po anon: kthej timonin teposhtë, pak gas. Animi anash bie.
ÇKA T'DUHET · EP. 60:53
AT, MT apo krampornka?
Dallimi mes gomave AT, MT dhe krampornka (Super Swamper), çka bon nji gomë ma e madhe, dhe cila gomë për çfarë vozitje.
Teksti i videos
- AT, MT apo krampornka? Varet ku e vozit.
- AT: dhëmbë të vegjël, shumë preja. Qetë n'rrugë, zgjat ma shumë, mirë n'borë.
- MT: hapësira të mëdha mes dhëmbëve. Balta del vet prej gomës.
- Krampornka (Super Swamper): dhëmbë gjigantë, ~20 mm. 34–41 kg nji gomë (35"). Kap kudo, po e rëndë.
- +2" gomë = +1" ma nalt nën aks. Po: kilometrazha të gënjen, motorri lodhet ma shumë.
- Staza ekstreme, baltë: krampornka 35"+ · Shtegje fundjave: MT 33–35" · Overland, van: AT 31–33"
ÇKA T'DUHET · EP. 70:46
Çfarë offroadisti je?
Offroader, extreme offroader, overlander apo kamper: pro dhe kundër për secilin, për kush po mendon me fillu.
Teksti i videos
- Offroader: + fillimi ma i mirë, xhip stok ose lift i vogël. − Pa gear: udhëtime të shkurta, s'fle n'mal.
- Extreme offroader: + terrene ekstreme, gara, adrenalinë. − Distanca të shkurta, pjesë që prishen, n'rrugë mbi rimorkio.
- Overlander: + ditë me radhë, i pavarur, shkon kudo. − Ma shumë gear = xhipi ma i rëndë.
- Kamper: + shtrat, kuzhinë, ngrohje, distanca të largta. − Terren i lehtë, s'arrin vendet që s'i sheh kush. Ma shtrenjtë me e bo dhe mirëmbajt.
- Çfarë offroadisti je? Komento me foto!